

Ndryshime të reja në Swiss Diamond Hotel Prishtina
Data: 12 Korrik 2019
Swiss Diamond Hotel Prishtina ka kënaqësinë të shpalos para jush ndryshime shumë të rëndësishme, që pa dyshim do të përmbushin nevojat e klientëve dhe partnerëve tanë.
Me ardhjen e drejtorit të ri të përgjithshëm, z. Paolo Sanavia dhe mbështetjes së kompanisë amë, ne kemi filluar një sërë renovimesh dhe përmirësimesh të mëdha të brendshme.
Kemi filluar të punojmë në imazhin e ri të Swiss Diamond Hotel Prishtina duke rinovuar disa nga Suitat dhe dhomat tona. Komoditeti i mysafirëve tanë është prioritet për ne, ndërkohë që ne synojmë të japim shërbimet më të mira ndonjëherë.
Për të njëjtën arsye ne kemi ndërmarrë veprime të shumëfishta në qendrën tonë Spa dhe Wellness. Jemi duke punuar rreth ofertave të reja së bashku me Qendrën Swiss Medical, me qëllim që t’u propozojmë gjithë klientëve tanë (të brendshëm dhe të jashtëm) produkte, shërbime, trajtime dhe paketa atraktive.
Restoranti ynë nuk mund të mbetet prapa në këtë projekt inovativ dhe ne jemi krenar të njoftojmë ardhjen e Shefit Ekzekutiv Italian Fabio Bianconi në ekipin tonë. Shefi ynë i ri ka shumë përvoja ndërkombëtare dhe fitoi disa çmime dhe shpërblime në garat ndërkombëtare. Gatim i tij eklektik është një dritare mbi botën!
Për t’ju dhënë një shembull, duke filluar nga ky muaj, shef Bianconi do të propozojë një menu 4 duarshe me pjesëmarrjen gjithashtu të shefit francez Christophe.
Tema është Franca – Italia: “Mes Tradicionales dhe Modernes”. Ambasada franceze dhe ajo italiane do të bashkohen me ne, por ngjarja është e hapur për këdo që dëshiron të eksperimentojë këtë përvojë origjinale të kuzhinës tonë.
Ne po planifikojmë ngjarje të ngjashme çdo muaj.
E fundit,por jo më pak e rëndësishme është ardhja në ekipin tonë e znj.Flavia Vinci si drejtoreshë e re e shitjes dhe marketingut e cila gjithashtu ka akumuluar eksperienca të shumta ndërkombëtare dhe do të udhëheq hotelin tonë në tregje të reja.
Qëllimi ynë është të hapim një dimension të ri ndërkombëtar për Swiss Diamond Hotel Prishtina, të modernizojmë imazhin tonë dhe të forcojmë kontaktet tona në Ballkan dhe në mbarë botën.
Do të vijë një faqe interneti e re dhe do t’ju mbajmë me komunikim të përpiktë në rrjetet tona sociale.
Dyert tona janë të hapura; ne ju mirëpresim!
Swiss Diamond Hotel Prishtina